Rama e Meta nën çatinë e Kadaresë në Gjirokastër

rama-metaaaa-1Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta ishin sot në Gjirokastër për një vizitë në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Shtëpia u restaurua dhe me rastin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryebashkiakja Zamira Rami, deputeti Anastas Angjeli, Vangjel Tavo e prefekti Flamur Bime etj.

Meta më pas ka zhvilluar një takim me strukturat lokale të LSI-së, ndërsa Rama është ndalur në Tepelenë.