Rama e nis me Libohovën vizitën dy ditore në Gjirokastër

Kryeministi Edi Rama vjen sot në Gjirokastër bashkë me kabinetin qeveritar. Vizita nis në Libohovë, ku ai do të inspektojë punimet në projektin e qendrës, më pas do të drekojë dhe në vijim axhenda parashikon takime në Dropull e Gjirokastër. Më herët në mëngjes Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, e cila pritet të nisë brenda kësaj vere.