Rama flet për Lazaratin: Paçin faqen më të zezë ata që i kërkojnë llogari policisë

edi-rama6Nën shoqërinë e ministrave Tahiri e Beqaj, Kryeministri Rama vizitoi në Spitalin Ushtarak dy efektivët e RENEA –s që u plagosën në Lazarat. Efektivët janë Jetmir Isali dhe Perlat Hamitaj. Pas vizitës, ai tha se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që komentoi deklaratën e bërë nga Partia Demokratike për ngjarjen, gjatë paradites. “Paçin faqen më të zezë ata që flasin me dy kuptime dh ei kërkojnë llogari policisë madje edhe duke e fajësuar jo dhe aq në mënyrë indirekte”, u shpreh kryeministri.

Deklarata e plotë:

“Kjo është një ditë zie për të gjithë policinë e shtetit për tre gjithë punonjësit familjet e policisë së shtetit, por besoj se cdo shqiptar, çdo familje që vlerëson ndershmërinë, kurajon, shërbimin e policisë së shtetit dhe këtyre djemve, ka zi. Ndërkohë që duke i shprehur ngushëllimet më vllazërore familjes së atij që nuk arriti dot t‘i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur edhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rerzikut për jetën, dua që të nënvizoj se duhet të ndihen vërtet keq ata që për faqen e tyre të zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë madje edhe duke e fajësuar jo dhe aq në mënyrë indirekte. Paçin faqen më të zezë!