Rama mbyll vizitën në Gjirokastër: Ne jemi në punën tonë, LSI në të sajën

tmp_12022-received_1400146446682200128080828Kryeministri Rama dhe ministrat e PS-së mbyllën vizitën në Gjirokastër, duke lënë pas shumë pikëpyetje se çfarë është diskutuar sidomos sa i përket të ardhmes së koalicionit me LSI-në. I pyetur nga gazetarët se mos kjo zhvendosje në Gjirokastër lidhet me faktin që LSI ka fituar shumë terren në këtë qytet, sidomos pas marrjes së bashkisë, kryeministri ka dhënë këtë përgjigje.
“Kjo nuk ka asnjë lidhje ne jemi në punën tonë LSI në të sajën. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh saqë jo vetëm ka vend për tu rritur sëbashku, por ka edhe nevojë për tu rritur sëbashku”, u shpreh Rama.