Rama në Gjirokastër: Vitin e ardhshëm investime në rrugët rurale

14716240_1499574393402906_5792622703085431603_nKryeministri Edi Rama deklaroi nga Gjirokastra se vitin e ardhshëm nisin investimet për akset rurale. Ai theksoi se deri më tani, investimet janë përqendruar tek qendrat e qyteteve.

Rama zhvilloi takime me fermerë në Gjirokastër.

Faktikisht ne po bëjmë një program të veçantë për ato që quhen akset e prodhimit. Nuk ta premtoj sot se ne do ta fillojmë nesër rrugën, por me siguri vitin e ardhshëm do të shtrihemi jashtë qyteteve, pasi e filluam me qendra. Patjetër do të kemi parasysh edhe këtë rrugë në funksion të prodhimit, sepse në rastin konkret bëhet llogaria se çfarë ekonomie bëhet atje. Ju keni një ekonomi shembullore”, tha Rama.