Rama në Labovën e Kryqit: Jam shumë i kënaqur me punën e Mirelës dhe Luizës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Gjirokastër.

Pas drekës në fshatin Goranxi, ai shkoi në Labovën e Kryqit per të inspektuar rrugën e re të fshatit dhe Kishën e Shën Marias që po restaurohet.

Rama shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakja Luiza Mandi, të cilat i vlerësoi shumë për punën që kanë bërë në Bashkinë Libohovë.

“Jam shumë i kënaqur me punën e Luizës dhe Mirelës”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët e Labovës. Ai premtoi mbështetje dhe investime të tjera për zonën, si dhe  u kërkoi banorëve të mbështesin Partinë Socialiste në 25 qershor.

/Libohova Online/