Rama nuk i jep dorën, madje as i hedh sytë Flamur Bimes [VIDEO]

11071944_1586414911642304_3727307046227968910_nPër kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime e shtuna ishte një ditë e sikletshme. Me protokoll duhet të priste kryeministrin Rama që zbriti në qytetin jugor për të kryer disa inspektime të investimeve publike, nën hijen e akuzave të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre.

Kryeministri në këtë vizitë kishte preferuar të ishte sportiv, dhe ajo që u vu re është se kreu i qeverisë nuk i ka dhënë as dorën kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës që kishte dalë për ta pritur, raporton Respublica.

Edhe gjatë qëndrimit dhe inspektimit të punimeve në shëtitoren e parkut të Viroit u vu re një qëndrim i ftohtë i kryeministrit ndaj bashkiakut Bime.


RAMA NE GJIROKASTER by mitroleonard