Rama porosit drejtorin: Të hënën bëji legalizimin fermerit dhe më ço sms në darkë, ndryshe…” (VIDEO)

14642099_1499574433402902_4644385919055712145_nGjatë takimit që kryeministri Rama zhvilloi sot në fshatin “Asim Zeneli”, një fermer iu ankua kreut të qeverisë për faturën e lartë që duhej të paguante për të legalizuar një stallë 2 mijë m2.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri, i cili urdhëroi drejtorin e ALUIZNI-it në Gjirokastër, Klodjan Micka, që t’i mbaronte punë fermerit ditën e henë, në të kundërt, të martën tha Rama, vendin e tij do ta zinte fermeri.

“Ai drejtori aty do të bëjë legalizimin të hënën. Më dëgjon ti drejtor. Nuk do vijë ai tek ti, do shkosh ti tek stalla, dakord. Të dy stallat do t’i legalizosh të hënën dhe në darkë do më çosh mua mesazh “u bë”. Dakord. Mbaje mend mirë se pastaj të martën bëhet ai drejtor ALUIZNI. Drejtor u kuptuam, të hënën mbyllet kjo histori me llogarinë që u bë këtu”, i tha Rama drejtorit Micka.

Kryeministri ishte sot në Përmet dhe Gjirokastër në një sërë takimesh. Rama shoqërohej nga deputetë të qarkut, ministja Kumbaro dhe drejtues të administratës në nivel lokal.

|Libohova Online|