Rama takon nesër kryebashkiakët e rinj, e pranishme edhe Luiza Mandi

rama12-300x188Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në orën 12:00 një takim me 61 kryetarët e rinj të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe në qendër të tij përvec funksionimit të njësive të reja vendore, bazuar në ndarejne  re territoriale, pritet të vendosen piketat e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe pushtetit vendor në funksion të realizimit të projekteve në funksion të komunitetit. E pranishme do te jete edhe kryebashkiakja e sapozgjedhur e Libohoves, Luiza Mandi.

Mësohet se krahas ftesave që i janë dërguar 61 të zgjedhurve vendorë, ato janë kontaktuar përmes telefonit.

Ende nuk dihet nëse të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratike do të jenë prezent në këtë takim të thirrur nga Kryeministri, pasi nuk ka një vendim zyrtar nga forca më e madhe politike në opozitës