Rama të premten në Gjirokastër, takim me gratë dhe vajzat e qarkut

Pas turit të takimeve me të rinj që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, kryeministri Edi Rama ka nisur takime me gra e vajza në të gjithë Shqipërinë.

Të premten në orën 18:00 Rama do të jetë në Gjirokastër për të zhvilluar një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e qarkut.

Mësohet se ky takim është parashikuar të organizohet në një kënd pranë liqenit të Viroit.

/Libohova Online/