Rama të shtunën në Gjirokastër, takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë

Kryeministri Edi Rama do të jetë të shtunën paradite në Gjirokastër në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë këto zgjedhje. Sipas njoftimit takimi do të zhvillohet në orën 10 në Kalanë e Gjirokastrës. Ky është një format i ri takimesh që Rama ka nisur në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit dhe pritet të vijojë në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.