Rastet me antraks dhe vdekja e 56-vjecarit nga Libohova, Drejtoria e Bujqësisë përplaset me DSHP-në

10580227_358926920924679_6860811891792359473_nNdërsa një ditë më parë mjeku Xhelo Brahimi konfirmoi në emër të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër se në rang qarku janë konfirmuar 9 raste të prekura nga antraksi dhe 21 vatra, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë i ka hedhur poshtë këto deklarata.

Sipas drejtorit Thoma Puriqi as 56-vjeçari nga Libohova, Enver Maçi, nuk ka vdekur nga antraksi, duke hedhur kështu poshtë analizat e Drejtorisë së Shëndetit Publik.

Në vijim të reagimit të tij Puriqi ka hedhur poshtë edhe deklaratat e një fermeri nga Picari, Florian Cana, i cili ishte shprehur se askush nga Drejtoria e Bujqësisë nuk është interesuar për të vaksinuar bagëtitë për antraksin dhe brucelozën.  

Përplasja mes dy institucioneve rajonale ka ardhur pas vdekjes në Libohovë të Enver Maçit. Ky i fundit gjeti vdekjen për shkak të antraksit, apo siç njihet ndryshe plasja.