Reagim në përgjigje të ish-nënkryetarit të Bashkisë Libohovë

Pas publikimit të shkrimit “Kush e përvetësoi faqen e Bashkisë Libohovë në Facebook”,reagoi  ish-nënkryetari i Bashkisë, Adil Xhelili. Ai mohon që të jetë kontaktuar nga njeri lidhur me ketë cështje, ndërsa shton se në faqen e Bashkisë Libohovë kishin akses shumë persona.

“Une e kam hapur dhe administruar ate faqe deri para zgjedhjeve te qershorit, me shume se nje faqe zyrtare, ajo ishte nje faqe informuese per Libohoven dhe pjese te historikut fotografik te saj, ishte pa pagese, me te njejtin kod te e-mailit zyrtar te institucionit, kod qe dihej nga mjaft persona”- shkruan Xhelili.

Në respekt të lexuesve të Libohova Online, dhe reagimit të Xhelilit, sqarojmë si më poshtë.

Së pari

Në momentin që ne kemi konstatuar ndryshimin e emrit të faqes së Bashkisë Libohovë, kemi kërkuar informacion duke i dërguar faqes në fjalë mesazhin me tekst: 

“Pershendetje profesor
A mund te dime nese kjo faqe i perket me Bashkise Libohove? Apo eshte thjesht nje faqe private dhe kush e adminsitron?”  Shikoni foton ku duket mesazhi dërguar në adresë të asaj faqe, e cila nuk na ka dhënë përgjigje.

sdsfsdgdf
Mesazhi i derguar sot, pak minuta pasi u ndryshua emri i faqes se Bashkise Libohove. Momentalisht, faqja eshte deaktivizuar.

Gjatë gjithë kohës që ne kemi komunikuar me faqen e Bashkisë Libohovë në Facebook, kemi marrë përgjigje nga Adil Xhelili, prandaj vazhdonim të besonim se ky person administronte këtë faqe ose të paktën kishte ende aksesn në të. Jo më kot i jemi drejtuar me “Përshëndetje profesor” dhe prisnim përgjigje.

Është gabim i joni që nuk kontaktuam direkt në profilin personal të Adil Xhelilit për këtë cështje. Publikisht i kërkojmë ndjesë! Por e theksojmë edhe njëherë që vazhdonim të dinim se Xhelili administronte faqen e Bashkisë, ose të paktën kishte ende akses, dhe shmangëm profilin personal.

Dhe po të lexoni me kujdes në shkrim tonë për këtë problem, nuk thuhet që ne kemi kontaktuar me Adil Xhelilin, por shkruhet teksualisht: “Ne tentuam të komunikojmë me këtë faqe, për t’i marrë informacion rreth këtij ndryshimi, por deri më tani nuk kemi një përgjigje”. Pra, tentuam të komunikojmë me këtë faqe, gjithnjë duke iu referuar ish faqes së Bashkisë. Nuk kontaktuam direkt me Xhelilin.

Së dyti

Për këtë cështje kemi kërkuar informacion nga Bashkia Libohovë dhe na është thënë që kanë kontaktuar me Xhelilin dhe ai i kishte thënë se “nuk i kujtohet kodi i faqes”. Nëse ju e mohoni këtë përgjigje, atëhere burimi ynë në Bashkinë Libohovë nuk ka qenë i saktë. Por ne ende vazhdojmë të besojmë se ishte burim tejet i saktë.

Së treti

Është shumë, po shumë jo serioze përgjigjia ish-nënkryetarit të Bashkisë Libohovë kur thotë që “kodi i faqes dihej nga mjaft persona”. Faqja e Bashkisë nuk mund të jetë në rangun e faqeve “Jeta Osh Qef” apo ndonjë faqe tjetër karagjoze, që nuk merret vesh kush e ka, kush e hap, sa herë e hap e cfarë poston. Nëse deri në kohën kur Adil Xhelili ka qenë pjesë e administratës së kësaj Bashkie, faqja ka funksionuar në mënyrë të tillë si han me shumë porta, atëherë le të gjykojnë vetë njerëzit për seriozitetin e punës të vetë institucionit e gjithcka tjetër.

Ne të Libohova Online kemi komunikuar me dhjetra herë përmes asaj faqe dhe si për cudi, asnjë nga këta “mjaft persona” s’është dukur, por kemi marrë përgjigje vetëm nga Adil Xhelili. Kush ka ende dyshime, mund të bëjmë publike gjithë historikun e bisedës në inbox me faqen e Bashkisë Libohovë, në emër të së cilës na përgjigjej Xhelili.

Tjetër, ish-nënkryetari i Bashkisë Libohovë thotë se faqja ishte e lidhur me e-mail zyrtar të institucionit. Atëherë ky institucion duhet të ketë pasur dhe ketë specialistë IT që të merren me zgjidhjen e problemit. Megjithatë është e kotë t’i mëshojmë më tej kësaj cështje. Se kush ia ndryshoi emrin dhe kush e mbylli atë faqe, ne ia komunikuam privatisht në inbox ish-nënkryetarit Xhelili.

Por bindjen tonë ne s’e vërtetojmë dot. Nëse Bashkisë Libohovë  i duhet ajo faqe, le të fillojë punën dhe ta gjejë menjëherë. Asgjë nuk humbet në internet. Lehtësisht me numër IP mund të gjendet se nga është bërë ndryshimi i emrit, kur është bërë, dhe kush e ka mbyllur. Po i intereson Luiza Mandit ta gjejë, le ta nisë punën menjëherë.

Sa i përket pjesës tjetër të reagimit të Xhelilit, me “rilindje” e “epoka të reja”, ne e klasifikojmë thjesht si folklorizëm dhe refuzojmë të merremi me tej duke e komentuar atë pjesë të shënimit të tij. Asnjëherë përmes faqes Libohova Online nuk është thënë një informacion i pavërtetë dhe për këtë ka shumë dëshmimtarë.

Përvetësimi, për të mos thënë vjedhja, e faqes në Facebook të Bashkisë Libohovë, me qëllim përdorimin e saj për cështje private në të ardhmen është një veprim i ulët. Koha do të tregojë nëse kjo faqe me emër të ndryshuar do të shfaqet sërish apo jo. E nëse nuk është marrë, që të përdoret për funksion tjetër, së paku është mbyllur qëllimisht nga ata “mjaft persona” të që kanë pasur akses deri më tani në atë faqe.

Se kush qenkan ata “mjaft persona” në një institucion me rreth 30 punonjës… ku shumica nuk dinë të ndezin kompjuterin, kjo është histori më vete dhe pjesë e asaj që më sipër në e quajtëm, thjesht folklorizëm.

Më poshtë shihni të plotë reagimin e Adil Xhelilit, ish-nënkryetar i Bashkisë Libohovë.

0222