Reduktohet koha e rinovimit të patentave

0a29d0ef57ced3a7c1d1ed4eda5e2ff6_XL-640x340Kush do te rinovoje patentën nuk do te jete e nevojshme qe te prese për dite me radhe. Nga koha e aplikimit dhe dorëzimit te dokumenteve qe kërkohen, procedura do te zgjasë vetëm 15 minuta. Informatizimi qe i është bere sistemit ne Drejtorinë e Shërbimit te Transportit Rrugor do te mundësoje këtë shërbim te lehtësuar për qytetaret.

Nga ana tjetër, pjese e masave qe ka ndërmarre Ministria e Transportit ne këtë sektor është edhe rritja e elementeve te sigurisë për te gjithë kandidatet qe duan te marrin për here te pare një leje drejtimi.