Reforma në PS, Kokëdhima mbledh krerët e partisë të qarkut Gjirokastër

01111Koordinatori i rajonit të jugut në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima ka thirrur sot paradite në Gjirokastër një takim me përfaqësues lokalë dhe aktivistë të partisë. Takimi po zhvillohet në sallën teatrit “Zihni Sako”.

Në panel janë të pranishëm edhe kryetarët e shtabeve të PS-së në Përmet, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull e Libohovë.

Tema e diskutimit lidhet me reformën e brendshme të PS-së, e cila ka nisur prej disa muajsh dhe pritet të përfundojë në pranverë, për t’u përgatitur më pas për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit tjetër.

Por në varësi të zhvillimeve politike në vend, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Në fjalën e tij deputeti Kokëdhima vuri theksin te hapja e Partisë Socialiste, rritja e anëtarësimeve sidomos në radhët e të rinjve dhe afrimi i kapaciteteve më të mira intelektuale e profesioanale.

02