Reshjet e dendura të shiut, përmbytje në zonën fushore të Libohovës (FOTO)

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar një ditë më parë nga IGJEUM, moti i keq dhe reshjet e dendura në shumë zona të vendit tonë kanë shkaktuar dalje të lumenjve dhe përmbytje në disa qytete. Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën fushore edhe në Bashkinë Libohovë. Kalimi i makinave në një pjesë të rrugës bëhej me vështirësi. Shërbimi i emergjiencave civile ishte në terren për normalizimin e situatës.