Reshjet e shiut, përmbyten 10 hektarë tokë në Libohovë

Permbytje-626x380Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujerave, njofton se pas reshjeve të djeshme dhe të sotme, në disa rrethe të vendit ka pasur probleme, ku si pasojë, disa zona janë përmbytur.

Nga informacionet që Ministria e Bujqësisë ka nga Drejtorinë e Bujqësisë ne rrethe, deri në orën 10:30 të ditës së sotme, situata në qarkun e Gjirokastrës është si më poshtë:

Në Qarkun Gjirokastër, si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit, janë të përmbytura rreth 130 hektarë tokë. Nga këto, 120 në Njësinë Administrative Gjirokastër. 30 hektarë në Lazarat, 30 hektarë në Antigone dhe fshatin Arshi Lengo, 60 hektarë në Lunxhëri (zona Topullaraj-Valare) dhe 10 hektarë në Libohovë.