Respektimi i ligjit antiduan, inspektorët zbarkojnë në Gjirokastër

064Inspektorët e e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor kanë zbarkuar në Gjirokastër për të monitoruar situatën lidhur me zbatimin e ligjit antiduhan. Ata kanë ushtruar kontrolle në biznese private dhe institucione shtetërore. Për inspektim ka qenë edhe kreu i këtij inspektoriati, Eltar Deda. Ai ka pohuar se konstatohet ndërgjegjësim për zbatimin e këtij ligji, por monitorimet dhe ndëshkimet nuk do të ndalen.

Kryeinspektori Eltar Deda u shpreh se vjelja e gjobave është e parashikur me ligj, ndërsa ka garantuar se nuk ka patur selektim në zbatimin e ligjit antiduhan. Në ndryshim nga vitet e kaluara, me ndryshimet që iu bënë ligjit antiduhan, ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës. Në shumë lokale është ndaluar kategorikisht pirja e duhanit, ndërsa qytetarët janë më të përgjegjshëm, pasi tashmë gjoba rëndon edhe mbi ata vetë.

 

Libohova Online