Restaurimi i shtëpive muze në Gjirokastër

timthumb (1)Asnjë nga shtëpitë muze të Gjirokastrës nuk do të mbetet e dëmtuar. Fasadat e banesave, portat karakteristike, çatitë dhe muret rrethuese po i nënshtrohen restaurimeve të vazhdueshme. Çdo vit në qytetin e gurtë studentë nga Shqipëria dhe Ballkani kryejnë praktikën duke mundësuar punimet në dru, gur dhe suvatime. Këtë vit në kampin e restaurimeve kanë mbërritur 35 studentë të cilët pas leksioneve teorike zhvillojnë praktikën nëpër banesat e përzgjedhura për restaurim.

Ndërsa një grup tjetër të rinjsh restauratorë po përpilojnë një hartë të re të monumenteve që kërkojnë ndërhyrje emergjente, punë e cila do të kryhet nga praktikantët e ardhshëm. Ky është grupi i 19 i studentëve të kampit restaurues në Gjirokastër të zgjedhur nga organizata suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufi”./Vizion Plus

Libohova Online