Restaurimi/ Mbyllen 5 xhami në të gjithë vendin, mes tyre edhe e Gjirokastrës

5 xhami mësohet se do të mbyllin dyert në Shqipëri, madje edhe Xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranës. Arsyeja e kësaj mbylljeje të përkohshme është restaurimi, proces i cili mendohet se do të zgjasë të paktën dy vjet.

Ky vendim vjen si pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë. Gjithashtu bëhet me dije se procesi do të nisë të hënën ndërkohë që tre nga xhamitë e përfshira në këtë nismë janë në Berat, njëra në Tiranë dhe një në Gjirokastër.

Më konkretisht: Xhamia Mbret, Berat; Xhamia e Beqarëve, Berat; Teqeja e Helvetive, Berat; Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë; Xhamia e Pazarit, Gjirokastër;

Duhet theksuar se xhamia e Et’hem Beut, njihet ndryshe edhe si simbol i kryeqytetit shqiptar, pasi veç funksionit bazë, atë të kryerjes së ritualeve për besimtarët, kjo xhami përbën dhe një objekt me një vizitueshmëri të lartë turistike.