Rihapet universiteti i Sarandës

sarandaMinistrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi gjatë një takimi të ditës së sotme me studentë e pedagogë në Sarandë, vendimin e Ministrisë së saj për t’i dhënë kuota të reja Universitetit të Sarandës për vitin mësimor 2015-2016.

Kjo erdhi pas inspektimit final të komisionit të Vlerësimit të Drejtorisë së Arsimit të Larte pranë kësaj Ministrie, i cili konstatoi se, Filiali i Universitetit të Tiranës ne Sarandë gjatë vitit të fundit, ka korigjuar mangësitë kryesore të vërejtura një vit më parë dhe ka arritur standartet, që i lejojnë këtij Universiteti të rifillojë aktivitetin akademik.

Këtij lajmi i gëzohej së tepërmi edhe deputeti socialist i Sarandës Koço Kokëdhima, i cili shkruante se “ky është një lajm i madh për Sarandiotët dhe për banorët e fshatrave e qytezave përreth”.