Rijetëzim i Kullës së Sahatit në Gjirokastër, ministrja e Kulturës nënshkruan marrëveshjen

Është nënshkruar në Gjirokastër Marrëveshja e Bashkëpunimit Të Ministrisë së Kulturës me Rotary Club Gjirokastër, në kuadër të Mbrojtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Kulturore të Qytetit të Gjirokastrës me qëllim zhvillimin e turizmit në këtë qytet.

Gjatë takimit më anëtarët e klubit Rotary Gjirokastra ministrja e Kulturës ka vlerësuar faktin që falë këtij bashkëpunimi tashmë Rotary Club Gjirokastra do të renditet si një ndër partnerët e Ministrisë së Kulturës.

Ministrja Kumbaro ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit më komunitetin dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, pavarësisht mentalitetit të gabuar se “përgjegjësia është vetëm shtetërore”.

Ky bashkëpunim mes palëve do të konkretizohet me rijetëzimin e orës së kullës së sahatit si simboli kryesor i kalasë së gurtë të Gjirokastrës.

Propozimi i ardhur nga Rotary Gjirokastra ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe sipas ministres Kumbaro, Ministria e Kulturës ka një projekt të plotë për restaurimin e kullës së sahatit, projekt I cili pritet të kalohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Restaurimit për t’I dhënë formën ligjore dhe për ta bërë atë të aplikueshëm brenda sezonit veror.

“Simbolika e rregullimit të orës së kullës së sahatit është një thirrje e kohës. Një project shumë I mirëpritur. I bëj thirrje edhe partnerëve të tjerë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në Berat, Korcë e Shkodër që t’I bashkohen këtyre inisiativave sepse në finale trashëgimia kulturore nuk është e ministrisë, është e shqiptarëve.

Projekti pothuajse I plotë I kullës së sahatit pritet të kalohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Restaurimit për t’I dhënë formën ligjore dhe për ta bërë të aplikueshëm.

Me këtë marrëveshje ne I mundësojmë RotaryClub Gjirokastra që të mbledhë fondet e duhura të cilat do të mundësojnë fillimin e punës brenda sezonit të verës” – tha Kumbaro Rotary Club Gjirokastra ka kërkuar edhe bashkëpunimin e komunitetit për të kontribuar në mbledhejn e fondeve që do të shfrytëzohen për rijetëzimin e këtij projekti.

Sipas presidentit të këtij klubi, Nikolla Gjoni, preventivi paraprak I rijetëzimit të orës së kalasë, shkon në shifrën e 30 mijë dollarë.

Gjatë takimit të zhvilluar me anëtarët e Rotary Club Gjirokastra ministrja Kumbaro ka përmendur edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në shumën e 71 milion dollar, marrëveshje që përfshin edhe qytete si Gjirokastra dhe Përmeti në projektet e investimeve të trashëgimisë kulturore me qëllim turistik, si një investim I rëndësishëm ekonomik.