Rikandidimi i Gilberto Jaçes, deputeti i Gjirokastrës largohet nga PS

kostaRikandidimi i kreut aktual të Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe për të synuar fitoren e kësaj bashkie më 21 Qershor, ka hasur në pakënaqësinë e deputetit socialist të Përmetit Vladimir Kosta, i cili ka vendosur të largohet nga Partia Socialiste. Kryetari aktual i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe do të jetë kandidati i Partisë Socialiste edhe për këto zgjedhje lokale.

Vladimir Kosta u ka dërguar nje sms deputetëve të tjerë socialistë ku shpreh largimin e tij nga kjo forcë politike,  pas caktimit për rikandidimin e Gilberto Jaçes  në Bashkinë e Përmetit.

Në mesazh Kosta shpreh qëndrimin e tij kundër kësaj kandidature për të cilën ai thekson se e ka kundërshtuar edhe me fakte para Ramës Gilberto Jaçen.

Ndërsa shkruan se nuk është dëgjuar për këtë rast, por edhe për vendime të tjera në PS, Vladimir Kosta shpreh largimin e tij si deputet i Partisë Socialiste duke dalë i pavarur.

Të nderuar kolegë,
Kandidatura e Përmetit është vendosur kundër dashjes time . E kundërshtova me fakte para kryeministrit aktual por krye kryeministri Ahmetaj bashkë me Taulantin dhe të fortët e gazetës Dita, vendosën Gilberto Jaçen, të cilin unë personalisht e kam denoncuar për hetim të fondeve publike pranë KLSH. Edi Rama as nuk mori mundimin të më dëgjonte për sa i shpjegova. Për sa më sipër dhe për sa s’jam dëgjuar deri më sot në këtë Parti, me keqardhje largohem nga Partia Socialiste si deputeti i pavarur. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin
”.- thuhet në mesazhin e deputetit Vladimir Kosta.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ne nje takim me strukturat e PS-se ne Tepelene, prezantoi kandidatin Termet Peci. Por edhe per Pecin kishte kundershtime nga kryetari i komunës Qendër Tepelenë Redi Rama, i cili tha se Peçi nuk do të mund të garantonte fitoren e socialistëve në zgjedhje. Per Bashkine Memaliaj kandidati eshte Durim Roshi. Edhe per kete te fundit kishte kundershtime nga kryetari i Komunes Qender Memaliaj, Mynyr Memushaj.