Rikonfirmimi i Mirela Kumbaros si Ministre Kulture, ja çfarë thotë Flamur Golemi

Zyrtarizimi i kabinetit të ri qeveritar ‘Rama 2’ ka sjellë edhe reagimet e para.

Deputeti Flamur Golemi përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook vlerëson rikonfirmimin e Mirela Kumbaros në krye të Ministrisë së Kulturës. Ja çfarë shkruan ai:

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së ekipin e ri qeverisës, ku bën pjesë edhe deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro. Rikonfirmimi i saj në krye të Ministrisë së Kulturës është një vlerësim i madh për punën e shkëlqyer që ajo ka bërë në këtë dikaster gjatë katër viteve të shkuara, ku natyrisht ka pasur një vëmendje si rrallë ndonjëherë për Gjirokastrën. Besoj fort se kabineti i ri do të çojë përpara reformat, investimet dhe çdo zotim tonin për Shqipërinë që duam. Shpreh urimet më të mira për të gjithë Ministrat dhe në mënyrë të veçantë për Mirelën. Suksese!