Rikonstruksioni, shihni si është transformuar shkolla ‘Avni Rustemi’ në Libohovë (FOTO)

Bashkia Libohovë ka përfunduar rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’. Një ditë më parë u zhvillua edhe ceremonia e inagurimit të këtij investimi me vlerë rreth 600 milionë lekë të vjetra.

Ndër të tjera shkolla është pajisur me sistem ngrohje me kaldaja, si dhe është ndërtuar një palestër e re. Po kështu është shtruar oborri rreth saj dhe janë bërë disa ndërhyrje të tjera.

“Nxënësit dhe mësuesit meritojnë në çdo rast më të mirën prandaj si kryebashkiake do të bëj të gjitha përpjekjet që të mos u mungojë asgjë. Puna flet vetë më shumë se çdo fjalë. Ta gëzoni shkollën dhe suksese!”, thotë kryebashkiakja Luiza Mandi teksa publikon foto nga eventi.

Luiza Mandi u rikonfirmua nga Partia Socialiste për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Libohovë.