Rikthehen radhët në Kakavijë, udhëtarët ankohen edhe për mungesë tualetesh

 Rikthehen radhët në Kakavijë, udhëtarët ankohen edhe për mungesë tualetesh

Kufiri-i-KakaviseDitët e mbetura të muajit gusht janë ato ku shënohet edhe fluksi më i madh i emigrantëve që lenë Shqipërinë për t’u kthyer sërish në vendet e tyre të punës në Greqi. Gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë shënuar radhë pritjeje në dalje. Udhëtarët janë ndeshur me vonesa që shkojnë deri në dy orë.

Numri i atyre që lanë tokën shqiptare ishte rreth 7500 persona, ndërkohë që vetëm 3 mijë janë shënuar në hyrje. Pala shqiptare punon me 7 sportele në dalje, por sërish nuk ka qenë e mundur të evitohen radhët e pritjes. Udhëtarët thonë se kjo situatë është gati e përvitshme, ndërkohë që apelojnë për një trajtim më të mirë ndaj tyre. Nga ana tjetër ata vënë theksin te mungesa e tualeteve publike në këtë pikë kufitare.

Libohova Online