Rikthehet mesatarja për pranimet në universitet, 5 provime të detyrueshme për maturantët

Pamje-nga-Universiteti-i-GjirokastresMinistria e Arsimit propozon një mesatare mbi 6.5 si kusht kryesor për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta. Por, mesatarja dysheme do të vendoset pas një konsulte me drejtuesit e universiteve të cilët kanë përcaktuar edhe kriteret e reja të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë.

Por edhe universitetet në varësi të kuotave të reja do të përcaktojnë dhe mesataren e tyre për gruplëndët e profilit.

Nuk ësht as 6.5 as 7.5, nota mesatare do të jetë më e vogël për këtë vit të parë. Kjo gjë do tju bëhet me dije sepse ne po marrim edhe mendimet e universiteteve”, tha Nikolla 

Sa i perket tarifave ministrja u shpreh se Ligji përcakton vetëm këtë gjë, që tarifat e studimit përcaktohet nga universitetet dhe ju do ta keni secili prej jush nga universitet krahas kriteret edhe tarifat e studimit, që mund të jenë kaq sa janë, me pak ose disi me të rritura”

Nuk do të ketë më konkurse për të hyrë në universitet në përjashtim të universiteteve specifike si ai i arteve dhe i sporteve.

Gjatë një takimi me maturantët e gjimanazeve të kryeqyetit, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se kriteri i mesatares do të ndiqet dhe për universitetet jo publike. Ndërsa për provimet e maturës shtetërore, Nikolla tha se do të jenë 5 testime të detyrueshme.