‘Rilindja Rurale’, Lazarati mes 100 fshatrave që do të përfitojnë nga programi i investimeve

Pas qendrave të qyteteve në kuadër të programit ‘Rilindja Urbane’ gjatë mandatit të dytë, qeveria do ta zhvendosë vëmendjen në fshatra. Nga programi ‘Rilindja Rurale’ do të përfitojnë 100 fshatra në të gjithë Shqipërinë. Pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi me kryebashkiakët, janë përzgjedhur 100 fshatra ku do të ketë investime madhore në infrastrukturë, të cilat do të stimulojnë zhvillimin e integruar rural.

Në Bashkinë Gjirokastër mes fshatrave të përzgjedhur është edhe Lazarati, aty ku qeveria ‘Rama’ ndërhyri në qershor 2014 për t’i dhënë fund kultivimit të kanabisit. Investimet në Lazarat në kuadër të ‘Rilindjes Rurale’, do të përqëndrohen kryesisht te infrastruktura, trashëgimia kulturore etj.