‘Rilindja Urbane’, nis puna për transformimin e qendrës së Libohovës (FOTO)

Ka nisur prej pak ditësh puna për zbatimin e projektit të qendrës së re të Libohovës.

Ky është investimi më i madh që ka përfituar Libohova ndonjëherë.

140 milionë lekë të reja të financuar nga qeveria përmes programit të ‘Rilindjes Urbane’ do të transformojnë plotësisht qendrën e Libohovës.

Për nisjen e punimeve ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook edhe kryebashkiakja Luiza Mandi.

Ja çfarë shkruan ajo:

Ndaj me ju lajmin e mirë për nisjen e punimeve në zbatimin e projektit të rivitalizimit të qendrës së Libohovës. Besoj se çdo gjë do të shkojë mirë për t’i dhënë ritmin e duhur punimeve, në mënyrë që ky investim i rëndësishëm të bëhet realitet shumë shpejt. Nisja e këtij investimi krijon gjithashtu një front të ri pune për shumë zanatçinj dhe punëtorë në Libohovë. Ky kantier tjetër i programit qeveritar të ‘Rilindjes Urbane’ nuk ka për të qenë i vetmi, pasi presim financim edhe për shumë projekte të tjera.  Ndërkohë brenda këtyre dy viteve rikonstruktuam rrugën e Bulos, rrugën e Labovës dhe Kishën e Shën Marias, si dhe po punohet për rrugën nga Kthesa e Libohovës në Suhë. Fjala jonë është puna!  

/Libohova Online/

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: cloud, sky, mountain, outdoor and nature