Roland Bejko: Mbreti doli lakuriq, Rama nuk e do PD-në në zgjedhje

Kur duket se negociatat mes opozitës dhe mazhorancës kanë ngecur sërish pa një marrëveshje konkrete, kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko thotë se kryeministri Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje.

“Mbreti doli lakuriq !  Ai asnjëhetë nuk ka dashur që opozita të hynte në zgjedhje. E donte fitoren në sini. Luajti bllofin”, shkruan Bejko në një reagim në faen e tij në Facebook.