Rrëfehet “Sophie” nga Gjirokastra: Çani nuk më ngacmoi në asnjë moment

antonia-1Bukuroshja nga Gjirokastra e cila u shfaq premierë të premten e shkuar në “Zonë e Lirë” prej disa kohësh merret me modeling. Por vetëm roli i saj si “Sophie” arriti t’i dhurojë famën brenda natës. Si personi më i afërt me gazetarin karizmatik, Andonia Dobi tregon në këtë intervistë, batutat që shkëmbyen mes tyre.

Si u bëtë pjesë e “Zonë e Lirë”?

Gjithçka nisi kur u largua ‘Sofia’ e parë. U bë një audicion, ku Çani përzgjidhte edhe vajzën që do ta zëvendësonte. U përzgjodhëm dy, unë dhe një vajzë tjetër.

Si u ndjeve gjatë puntatës së parë te ky format?

Isha shumë rehat. Mund të them se ishte gallatë, u ndjeva pikërisht si në shtëpinë time.

Keni punuar disa kohë modele, por famën e njohët të premten mbrëma te Çani; si e përjetuat këtë famë?

Të them të drejtën ishte diçka që më habiti. Sapo nisi emisioni, kam parë lajmet nëpër portale që shkruanin për mua. As nuk e di ku e gjetën emrin tim apo gjithçka tjetër që dinin, por lajmi kishte bërë një jehonë të madhe. Për mua ishte diçka e madhe dhe shumë e bukur. Nuk e mendoja se do të kishte kaq sukses që në daljen time të parë. Më vjen mirë që mora gjithë këtë mbështetje në televizion.

Sa ju ngacmoi Çani me batuta në puntatën e parë?

Nuk më ka ngacmuar në asnjë moment. Normalisht nuk mund të bënte ngacmime të tilla, pasi e dinte shumë mirë se si isha para se të bëhesha pjesë e stafit.

Çfarë batutash bën Çani me ju?

Më shumë janë komplimente sesa batuta. Pas puntatës së parë, më ka thënë shumë gjëra në fakt. “Je një yll, perlë, e shikon që funksionoi”, komplimente të kësaj natyre më së shumti. Nga ana tjetër më ka dhënë edhe shumë këshilla, sidomos te pjesa e pamjes sime, pasi kam disa gjëra për të rregulluar.

A mendoni se do të mund ta zëvendësoni ‘Sofinë’ e parë, që ka disa vite pjesë e “Zonë e Lirë”?

Nuk mund të them që nuk e zëvendësoj dot. Realisht puna nuk është aq e vështirë. Rëndësi ka që ti të bësh gjithçka që Çani të thotë. Këtë bënte edhe ‘Sofia’ e parë, që ishte shndërruar në shpirtin binjak të Çanit, pasi merreshin vesh vetëm me sy. Puna ime është që të qëndroj si një imazh te “Zonë e Lirë”. Mendoj se e bëj më së miri këtë pjesë. /GSH