Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Policia-GjirokasterMë datë 26.07.2015,nga ana e Specialistëve të Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. R,20 vjeç , banues në Gjirokastër.Arrestimi I tij u bë pasi:

Rreth orës 12:00, në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër,duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA797GF, ka aksidentuar shtetasin I.G,81 vjeç banues në Gjirokastër.
Ky shtetas ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Po në datë 26.07.2015, ,nga ana e Specialistëve të Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

A .Ç, 62 vjeç, bnues në Gjirokastër.Arrestimi I tij u bë pasi:

Rreth orës 20:20,në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër,duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë Gj9883A, ka aksidentuar shtetasin M.B, 10 vjeç I cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 290 I Kodit Penal.