“Rreshter” apo liberal, ja receta e De Biasit

de-biasi1-300x184Në futbollin e madh ka disa lloj trajnerësh.

Debatet në prag të europianëve apo botërorve kanë qënë gjithnjmone të njëjta.

Por kush është receta efikase për tu përgatitur sa më mirë ne nje aktivitet kaq të rëndësishëm.

Të jesh strikt apo liberal?

Brazili dhe Hollanda sistematikisht kanë qenë më liberalët. Partneret, bashkëshortet dhe ditët e pushimit ishin të zakonshme në ditët e stërvitjes, ndërkohë që sidomos anglia e Kapelos i ngjante një karantine hermetike.

Trajneri madje merrej personalisht me menutë e lojtarëve duke evituar cdo gjë të pashëndetshme, ndërkohë që celularët, bashkëshortet dhe telefonatat ishin të ndaluara!

Shqipëria e De Biazit është një miks modelesh. Le të themi që është një karantinë moderne.

Në dy javët e grumbullimit lojtarët nuk do keni mundësi të takohen me partneret apo familjarët e tyre, por disa orë në ditë kanë akses të plotë për të komunikuar nëpërmjet intenertit.

Celularët janë të ndaluar rreptësisht gjatë të ushqyerit ndërkohë që lojtarët janë ankuar në mënyrë sistematike se uarlesi nuk është në nivelet e pritshme.

Shpesh numri i përdoruesve kalon fuqitë e serverit dhe kjo sjell problem.

Në kompleksin e Austrisë nuk ka skuadra të tjerë futbolli, por vetëm turiste që e kanë zgjedhur këtë rezidencë për relaks dhe kurim sepse kjo eshte nje zone e pasur me ujra termale.

Gjatë verës skuadrat që vizitojnë këtë vend janë jane te shumta. Roma ka qene njehere ndersa arsenali nuk mungon prej 11 vitesh.

Jo rastësisht De Biazi vendosi ta bënte grumbullimin më shumë se 1 mijë kilometra larg Francës.

Në këtë mënyrë skuadra do jetë e izoluar plotësisht nga gjithë mbëshetësit kuqezi, madje dhe ata austriake, sepse kompleksi është larg qendrave te banuara, mes Vjenës dhe Grazit.

Menuja e ushqimit është e tëra e percaktuar.

Ashtu si Capelo tek Anglia edhe De Biasi vendosur vete duke ja lene ne dore ndihmesit te tij Alberto Belle dhe askush nuk lejohet të konsumojë asgjë pa dijenin e stafit teknik.

Trajneri ka qënë disi liberal për vendosjen e lojtarëve nëpër dhoma.

Ai ka vënë vulën e listës por ka marë parasysh dhe miqësitë moshen apo preferencat personale të lojtarëve.

Praktikisht si një klasë ku secili natyrshëm gjen vendin e vet në bankë me mikun e tij.

Stërvitjet zhvillohen 2 herë në ditë, dhe në mbrëmje nuk ka asnjë shans të shëtisësh nëpër hotel pas ores 23:00 të përcaktuar nga trajneri.

Praktika ndërkombëtare thotë që grumbullimet fillojnë e lirohen nga rregullat striktë në momentin e gjysmëfinaleve apo finaleve. Me siguri nëse ne shkojmë deri në kete fazë të europianit, De Biasi nuk do jetë kundër seksit në përfaqësuese.

Deri atëherë futboll, futboll dhe vetëm futboll!/SuperSport