Rreth 44% pjesëmarrja në votime në Bashkinë Libohovë

Procesi i votimit në Libohovë po shkon drejt përfundimit.

Në asnjë prej 12 qendrave të votimit nuk ka pasur incidente apo të jenë shënuar parregullsi.

Mësohet se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 43-44%.

Në total në këtë bashki kishin të drejtë vote 5855 persona.