Rrezikohet të shembet shtëpia e lindjes së Eqerem Çabej

fsdgfdShirat e rrëmbyeshëm të dimrit po rrezikojnë shembjen e shtëpisë së gjuhëtarit të njohur, Eqrem Çabej. Edhe pse shtëpia u restaurua para disa vitesh, ajo ka nevojë sërish për ndërhyrje. Muret në pjesën veriore të saj janë plasaritur dhe rrezikojnë çarje të mëtejshme.

“Gjendja në këtë shtëpi është e keqe, pasi siç dihet në vitin 2010 ka nisur një investim në këtë shtëpi, i cili nuk është përfunduar. Rreziku për shembjen e kësaj shtëpie dhe dëmtimin e monumentit është shumë i madh. Ne si drejtori përmes fondeve që do të marrim nga Ministria e Kulturës, do të ndërhyjmë në këtë shtëpi”, – ka thënë në një intervistë për Tv Gj, Kreshnik Merxhani, Shef i Sektorit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër.