Rreziku qe nuk e njihnim/ Miu i kuq i merr jeten nje te riu, rende edhe i vellai

spitali-300x220Një 35-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv të Tiranës pas kafshimit nga miu i kuq, ndërsa vëllai i tij humbi jetën pak ditë më parë. Prej 5 ditësh, ai vuan nga ethet hemoragjike dhe ndodhet i shtruar në spital, raporton ORA.

Familjarët e Nuri Gjorgjit bëjnë apel për dhurim gjaku të grupit AB negativ, pasi është një grup gjaku i rrallë. “Gjaku është shumë i rrallë dhe nuk gjindet. I bëjmë apel që kush mund të ketë këtë grup gjaku të na ndihmojë, pasi jemi në vështirësi”, thonë familjarët duke falenderuar gadishmërinë e bluzave të bardha.

Sipas familjarëve, ngjarja është shënuar në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër. 35-vjeçari, babai i tre fëmijëve, së bashku me vëllanë, punonin si çobanë në mal dhe kafshimi nga miu i kuq mund të ketë ndodhur 5 ditë më parë.

Të dy janë shtruar fillimisht në spitalin e Peshkopisë me ethe hemoragjike, por gjendja shëndetësore e të vëllait është rënduar. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv, por i vëllai nuk ka mundur të mbijetojë dhe humbi jetën dy ditë më parë.