Rrëzohet nga ballkoni, në gjendje kritike për jetën gruaja nga Sofratika

SofratikaNjë grua nga fshati Sofratikë në Dropull është rrëzuar nga ballkoni dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Gjirokastrës.

63-vjeçarja Anastasi Marina ka rënë nga një lartësi rreth 4-5 metra. Ajo është gjetur nga familjarët pa ndjenja dhe me plagë të shumta në kokë.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm mund të jetë aksidentale, por nuk përjashtohet mundësia e një tentative vetëvrasje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij rasti.