Rriten pensionet për policët, 2345 punonjës përfitojnë pension maksimal

policia-shtetitRreth 2345 punonjës të policisë do të përfitojnë pension maksimal, si pasojë e rritjes së tij. 3200 policë që do të dalin në pension të parakohshëm ose suplementar, do të përfitojnë një rritje pensioni prej 17319 lekësh më shumë se me ligjin e vjetër, ndërkohë që, 640 punonjësit e policisë që kanë mbi 30 vjet pune, përfitojnë një pension i cili përllogaritet të jetë 40.411 lekë në muaj, shkruhet sot në “Gazeta Sqiptare”.

Relacioni i Këshillit të Ministrave, tregon përfituesit realë të kredive, formulën e përllogaritjes së pensionit dhe masat e shpërblimit, ku secili nga uniformat blu mund të orientohet për përfitimet personale.