Rriten tarifat e telefonatave celulare me Greqinë dhe Italinë

CelularOperatoret celularë ne Greqi dhe Itali kanë 5-fishuar tarifat për thirrjet ndërkombëtare nga Shqipëria.

Vendimi u bë i ditur 1 muaj më parë duke surprizuar operatorët e telefonisë celulare në vend.

Rritja e tarifave për thirrjet ndërkombëtare do të thotë që operatorët shqiptarë këtej e tutje do t’ju duhet të paguajnë 5 herë më shumë për telefonatat e kryera nga Shqiperia drejt Greqisë dhe Italisë, duke rritur kështu kostot për thirrjet ndërkombëtare për tregun shqiptar. Sipas të dhënave të marra nga AKEP, vetëm trafiku i thirrjeve drejt Greqisë dhe Italisë mbulon rreth 75% të trafikut total të thirrjeve ndërkombëtare. Kjo përqindje e lartë është e lidhur edhe me numrin më të madh të emigrantëve Shqiptarë në këto 2 vende.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, në një situatë të tillë, rritja e kostove për thirrjet ndërkombëtare ndikon drejtpërsëdrejti në tarifat lokale dhe kostot e operatorëve të telefonisë celulare.

Sipas përllogaritjeve, duke u bazuar në trafikun aktual të telefonatave nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë, me vendimin për 5-fishimine tarifave operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri do ti paguajnë këtyre shteteve më shumë se 40 million Euro në vit, 5 herë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm (për të njëjtin volum trafiku).