Rrugët që do të përfundojnë gjatë periudhës 2019 – 2021. Dy janë në qarkun Gjirokastër

Investimet infrastrukturore janë edhe ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Në takimin e parë sektorial “Buxheti 2019 dhe lehtësirat e reja fiskale’, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është është ndalur edhe te akset rrugore që janë parashikuar të përfundojnë gjatë viteve 2019-2021.

Dhjetë akset nacionale që do të përfundojnë së ndërtuari gjatë kësaj periudhe përfshijnë:

Aksin Fushë-Krujë-Milot-Morinë

Aksin Qafë-Thanë – Lin – Poradec

Unaza e Tiranës

Unaza e Tiranës (Mbikalimi – Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit)

Rehabilitimi i segmentit rrugor (Mbikalimi – Pallati me Shigjeta – Shqiponja)

Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore (Loti 2 dhe Loti 3)

Elbasan – Banjë

Kardhiq – Delvinë (Lotet 4, 5, 6, 7, 8)

By Pass-i i Shkodrës

By Pass- i i Tepelenës