Sa është pasuria e kryebashkiakut të Dropullit. Zbardhet deklarata

2e1ax_default_entry_NTETSIKAS (1)Kryetarët e rinj të bashkisë kanë deklaruar në ILDKP pasuritë e tyre, nga prona të patundshme dhe kredi në banka gjatë vitit 2014.

Madje në krahasimin e tyre ka kryetarë që kanë shtuar prona në miliona euro por dhe në ata që kanë vetëm kredi.

Në mesin e 13 kryebashkiakëve të rinj të cilëve u është publikuar deklarata e pasurisë, është dhe Arqile Decka, kryetar i Bashkisë Dropull, i zgjedhur nën siglen e PD-së. Më poshtë përmbajtja e deklaratës së tij.

Të ardhura nga paga (për 6 muaj), si instruktor, 45 710 lekë.

Të ardhura nga paga (për 6 muaj), si drejtor i komanduar i Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik, Gjirokastër 62 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Drejtorinë Arsimore Gjirokastër, 470 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i babait, 140 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i nënës 62 000 lekë.

Bashkëshortja, Eli Deçka

Pronarë e një makine “Mercedez Benz”, vlera 700 000 lekë.

Pronare me 50 % e një shtëpie private me sip. 120 m2 në fshatin Jorgucat, Gjirokastër, vlera 5 000 000 lekë.

Pronare me 100 % e 3 dynym tokë bujqësore, fituar sipas ligjin 7501, vlera 1 500 000 lekë.

Gjendja cash, 1 840 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash, 50 000 euro, pjesa takuese 50 %.