Sarandë, 3 persona në pranga për prerje të paligjshme të pyjeve

225356_2Policia e Sarandës, ka vënë në pranga këtë të premte 3 persona për prerje të paligjshme pyjesh.

Sipas një njoftimi të policisë, në operacionin e koduar “Roja e Gjelbër”, janë arrestuar Avni Dula, Sadik Bashaj dhe Misto Apostoli, përkatësisht 49, 31 dhe 52 vjeç dhe banues në Sarandë e rrethina. 

Policia thotë se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin prisnin drutë e pyjeve të maleve të Skërficës, të cilët më pas transportoheshin me një furgon me targë “AA 951 FM”, pronë e shtetasit Dula.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, agjentët kanë sekuestruar mjetin në fjalë, dy motosharra dhe 4 metër kub dru të prerë.