Sekreti për një seks më të ‘nxehtë’

Provoni këto metoda për rritjen e kënaqësisë në seks.

Duket se e tëra qëndron tek metoda e frymëmarrjes.

Kështu, më poshtë mund të mësoni se çfarë të bëni për këtë:

Ngadalësojeni atë

Shumica e grave marrin frymë shpejtë gjatë seksit, dhe më pas e mbajnë frymëmarrjen gjatë një orgazme. E gjitha kjo ndodh në mënyrë automatike, pa menduar fare për këtë.

Por, për të rritur kënaqësinë në seks, merrni frymë më ngadalë, bëni frymëmarrje të thella pasi në këtë mënyrë ju do të zgjasni orgazmën dhe do të rrisni tensionin e kënaqësisë.

Merrni frymë së bashku

Marrja dhe lëshimi i frymës së bashku me partnerin është një teknikë e thjeshtë por shumë e fuqishme për të rritur lidhjen emocionale – dhe madje mund të çojë në orgazma të parakohshme.

Ja si ta bëni këtë:

Shtrihuni në shtrat duke qëndruar përballë njërit­tjetrit dhe duke e shikuar njëri­tjetrin në sy. Duke e bërë këtë, ju e vëreni frymëmarrjen e tij dhe ai të tuajën. Më pas, përshtateni frymëmarrjen në atë mënyrë që marrja dhe lëshimi i saj  të bëhet në të njëjtën kohë nga të dytë. Sapo ta bëni këtë, imagjinojeni sikur jeni duke u shkrirë në njëri­tjetrin.

Kjo padyshim se do të krijojë një lidhje më të thellë emocionale dhe fizike.