Seksi më i mirë në dimër kur mbahen çorapet veshur, ja pse…

Minka-Kelly-Sexy-Knee-300x190Qarkullimi i dobët i gjakut dhe shputat e ftohta, mund të jenë “vrasës” të rrezikshëm të epshit.

Jeni në dhomën e gjumit apo në ndonjë vend të përshtatshëm për të bërë seks, që të dy të jeni plot energji kur paraloja fillon, fillojnë puthjet, prekjet dhe… shputat e ftohta akull të njërit prej partnerëve, thjesht ndikojnë te tjetri që ta prishin kënaqësinë e bërjes së dashurisë.

Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi kanë treguar që 80% e femrave kanë pasur sukses të arrijnë kulmin e kënaqësisë kur i kanë pasur të mbathura çorapet e ngrohta, në krahasim me 50% të cilat kanë qenë të zbathura.

Sipas mendimit të drejtuesit e studimit, Gert Holstegu, pos problemit me qarkullimin e gjakut, në shputat e ftohta ndikon edhe fakti se, sa ndihen të sigurta dhe rehat femrat.

“Pjesët e trurit që kontrollojnë anksiozitetin dhe frikën – amigdala dhe korteksi parafrontal, duhet patjetër të jenë të shkyçur në mënyrë që femra të arrijë orgazmën. Ambienti i këndshëm, i cili mund të krijohet në temperaturë të përshtatshme të hapësirës, është faktor i rëndësishëm për të arritur kënaqësinë e dëshiruar”,- thotë Holsteg.