“Sex Factor”, vjen spektakli që zbulon yjet e rinj të pornografisë

sex-1-300x169Rregulli i vetëm, është ai që asnjë nga konkurrentët të mos ketë marrë asnjëherë pjesë në një film me drita të kuqe. Gjithçka tjetër është e lejuar në “Sex Factor”, ‘talent-show’ i botës së pornos që do të zbarkojë në televizion nga 19 maji i prezantuar nga porsostarja, Asa Akira.

Do të jenë 16 konkurrentë, 8 vajza dhe 8 djem, të cilët do të garojnë për kurorën e yllit të pornografisë. Në lojë është edhe një shumë e mirë parash: 1 milion dollarë, që do të ndahen mes dhënies së parave në dorë dhe pjesëmarrjeve në film.

Skenat janë të gjitha të qarta dhe konkurrentët duhet të tregojnë se zotërojnë përveç masave të duhura, edhe shumë talent. Si në çdo spektakël ‘talent-show’, zakonisht do të jenë katër gjykatës në juri  (Tori Black, Remy LaCroix, Lexi Bell e Keiran Lee), të gjithë profesionistë, që do të gjykojnë punën e djemve dhe të vajzave me filmime në pishinë, në shtrat apo në kuzhinë siç tregon edhe trajleri, shkruan Shqip.

Ideja i ka ardhur në mendje producentit Byddy Ruben dhe është pritur menjëherë mirë nga sajti ‘XHamster’, i cili do të transmetojë ‘online’ këtë ‘show’ pas dy vjetësh stop.