Sfida me Serbinë, kryebashkiakja e Libohovës fton qytetarët t’i bashkohen festës

11990599_956734544385527_7819569728547567304_nNdeshja Shqipëri-Serbi do të ndiqet publikisht edhe në Libohovë në një kënd të vecntë që Bashkia Libohovë ka krijuar enkas për këtë ngjarje të rëndësishme sportive e kombëtare. Kryebashkiakja Mandi përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook fton qytetarët t’i bashkohen atmosferës që dhuron kjo sfidë.

“Të presim së bashku fitoren e Kombëtares! Të nderuar miq, na ndajnë pak orë nga një ndeshje e madhe dhe shumë e rëndësishme e Kombëtares sonë të Futbollit. Ju ftoj sonte në mbrëmje të përjetojmë së bashku emocionet që dhuron përballja me ekipin serb. Bashkia Libohovë ka përgatitur një kënd të veçantë pranë ish-kinemasë së qytetit, ku të gjithë të mund të shohim këtë sfidë. Ejani sonte, ora 20:00, në mbështetje të Kombëtares dhe ëndrrës sonë të përbashkët për të qenë në finalet e Kampionatit Europian “Euro 2016” në Francë”- shkruan kryebashkiakja e Libohovës.

Miliona shqiptarë kudo që janë do të ndjekin këtë ndeshje përmes ekranit të televizorit. Në rast të një fitoreje me serbët dhe humbje të Danimarkës përballë Portugalisë, Shqipëria shkon direkt në finalet e Euro 2016.