Shën Maria e Labovës, sot festa e përvitshme e fshatit

hqdefaultBanorët e fshatit Labovë e Kryqit kremtojnë sot festën e përvitshme të Shën Marisë apo siç njihet ndryshe si “Dita e Kryqit”. Kjo festë është një ngjarje e shënuar për banorët dhe zhvillohet pranë kishës së vjetër, prej së cilës fshati i vogël ka marrë emër.

Me qindra njerëz edhe nga zona përreth, Libohove, Gjirokastër, Dropull etj, shkojnë sot në Labovë për të festuar së bashku, nën ritmet e muzikës tradicionale dhe për të shijuar ushqime karakteristike të zonës.

Edhe emigrantë të shumtë që jetojnë kryesisht në Greqi, kthehen në vendlindje për të qenë bashkë për të paktën një natë të vetme. Festimet nisin në orët e mbrëmjes dhe vazhdojnë deri në agim. Në klarinet do të jetë mjeshtri Gramoz Gramozi dhe grupi i tij muzikor.

10649656_659906107456322_2168002777536878324_n (1)
Posteri i pergatitur per njoftimin e festes.