Shënim/ Ndarja administrative, PDIU shleu “mëkatin” ndaj libohovitëve

Sheshi "Avni Rustemi", Tirane
Sheshi “Avni Rustemi”, Tirane

Deri pak ditë më parë komisioni i posaçëm për reformën territoriale e konsideronte Libohovën si pjesë të Bashkisë Gjirokastër. Pra, do të shkrihej si njësi më vete duke u bashkuar me Gjirokastrën. Ky variant do të ishte fakt i kryer sot nëse Libohova nuk do të përfshihej në propozimet e bëra nga çamët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), të cilët i kërkuan komisionit që Libohova të ekzistojë si bashki më vete.

Kjo kërkesë vinte në kuadrin e një pakete propozimesh të tjera, që kjo parti i bëri komisionit të reformës. Ky i fundit i pranoi propozimet dhe me ndarjen e re Shqipëria do të ketë 61 bashki, përfshi këtu edhe Bashkinë Libohovë. A duhet t’ja dimë për nder çamëve? Në fakt nuk dihet si do shkonte puna, nëse s’do bëheshin këto propozime. Por ndoshta çamët kanë dashur të shlyejnë një “mëkat” karshi libohovitëve.

Nëse rikthehesh pas në kohë, gati dy vjet më parë, në prag të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, PDIU lëshoi një propozim “bombë” në Këshillin Bashkiak të Tiranës; kërkoi heqjen e emrit të sheshit “Avni Rustemi” në kryeqytet dhe riemërtimin e tij si sheshi “Çamëria”. Ky propozim ngjalli pakënaqësi mes libohovitëve dhe u prit keq në opinionin publik. Por ndërkohë sot, pas propozimit të PDIU, Libohova mbeti bashki më vete. Ndoshta nuk është totalisht meritë e tyre, por s’dihet cfare ndodhte nëse ato propozime s’do bëheshin.

sheshi_avni_rustemi (1)
Sheshi “Avni Rustemi”, Tirane
Sheshi "Avni Rustemi", Tirane
Sheshi “Avni Rustemi”, Tirane