Sherr në tregun e Gjirokastrës, dhunohet punonjësi i Policisë Bashkiake

tregu gjirokasterNga Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Thoma Sadedini, 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në tregun, në lagjen “Granicë”, Gjirokastër ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.