Sherr në Zagori, bashkëfshatarët rrihen në qendër të Sheperit. Kallëzohet në Prokurori 31-vjeçari

Një sherr mes bashkëfshatarësh ka ndodhur në fshatin Sheper të Zagorisë, Bashkia Libohovë.

Policia thotë se dy ditë më parë në qendër të fshatit, shtetasi B.C, 31 vjeç, ka goditur me grushte shtetasin J.N, 56 vjeç. Të dy janë banorë të Sheperit.

Shkaqet e sherrit nuk bëhen me dije, ndërsa policia thotë se është bërë kallëzim në Prokurori për 31-vjeçarin.